VIDEO/ Rey Manaj “makineri” golash, shënon të radhës në Spanjë

schedule20:32 - 18 Prill, 2021

schedule 20:32 - 18 Prill, 2021

Barcelona B po tenton të ngjitet në Segunda Division dhe është duke arritur një fitore të rëndësishme kundër Villareal B.

Si zakonisht nga fillimi është aktivizuar edhe sulmuesi Rey Manaj, i cili edhe ka gjetur rrugën e rrjetës në pjesën e dytë, duke i çuar shifrat në 3-1.

Lushnjari i kombëtares shqiptare e ka ndëshkuar skuadrën rivale nga pika e bardhë e 11-metërshit dhe ka regjistruar golin e 11-të në kampionat këtë sezon. /abcnews.al