VIDEO | Reagon Barcelona, Griezmann kopjon Messin dhe rikthen baraspeshën

schedule16:40 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 16:40 - 14 Dhjetor, 2019

Barcelona ka arritur të barazojë ndeshjen kundër Real Sociedad. Baskët kaluan të parët në avantazh në minutën e 12-të. Vendasit fituan një penallti dhe Oyarzabal u tregua i saktë.

Ekipi katalanas reagoi dhe barazoi shifrat në minutën e 38-të. Kundërsulm i shpejtë i Barcelonës dhe konkretizim i Antoine Griezmann. Suarez dhuroi një asist për francezin, i cili marshoi drejt portës kundërshtare dhe dërgoi topin në rrjetë me anë të një parabole të bukur.

Ndeshja vazhdon të jetë 1-1 në një fushë ku Barcelona ka vuajtur historikisht, pavarësisht se në dy sezonet e fundit ka arritur të fitojë. /abcnews.al