Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Shqipëri-SHBA marrëveshje për energjinë/ Ambasadorja amerikane në Athinë takon Ramën: Në Tiranë për të avancuar axhendën e Trump

schedule13:30 - 28 Prill, 2026

schedule 13:30 - 28 Prill, 2026

Ambasadorja amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle reagoi përmes një statusi në rrjetin social X, pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.

“Isha e nderuar të udhëtoja në Tiranë për të avancuar agjendën energjetike të Presidentit të SHBA dhe për t’iu bashkuar Kryeministrit Edi Rama për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje historike midis Shqipërisë, Venture Global dhe Aktor LNG USA për një marrëveshje 20-vjeçare për LNG-në amerikane.

Ky angazhim prej 6 miliardë dollarësh forcon sigurinë energjetike dhe sigurinë kombëtare në të gjithë rajonin.



Ne jemi krenarë të ndërtojmë mbi punën e shkëlqyer të Secretary Burgum, Secretary Wright dhe Këshillit Kombëtar për Dominimin Energjetik. Kur Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe Greqia punojnë së bashku, ky rajon është më i lidhur, më i sigurt dhe më i begatë.” shkruan ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!