Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Rama në Barcelonë, merr pjesë në Samitin “In Defence of Democracy”

schedule10:03 - 18 Prill, 2026

schedule 10:03 - 18 Prill, 2026

Kryeministri Edi Rama, ka mbërritur në Barcelonë, ku dotë marrë pjesë në mbledhjen e katërt të samitit ndërkombëtar “In Defence of Democracy”.

Ky takim i nivelit të lartë mbledh liderë politikë, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë nga vende të ndryshme, me fokus forcimin e institucioneve demokratike dhe adresimin e sfidave globale ndaj demokracisë.

Pjesëmarrja e Ramës në këtë samit vjen në kuadër të angazhimit të Shqipërisë në nisma ndërkombëtare që promovojnë qeverisjen demokratike, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe sundimin e ligjit.



Gjatë samitit pritet që liderët të diskutojnë mbi zhvillimet politike globale, ndikimin e krizave ndërkombëtare në demokraci dhe mënyrat për të rritur transparencën dhe llogaridhënien në qeverisje.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!