VIDEO/ Qeveria ndryshon buxhetin, debate mbi burimin e parave që u rishpërndanë

schedule16:46 - 4 Nëntor, 2019

schedule 16:46 - 4 Nëntor, 2019

Qeveria ka bërë një rishpërndarje të fondeve në buxhetin e vitit 2019, përmes një akti normativ. Tre ministri si dhe organet e reja të drejtësisë përfitojnë fonde shtesë. Por qeveria nuk sqaron se nga janë hequr fondet që do rishpërndahen. Kjo ishte një pikë debati e ministres Denaj me deputetin Murrizi.

Qeveria ka ndryshuar buxhetin e vitit 2019 duke rishpërndarë fondet mes disa sektorëve përmes një akti normativ.  Më shumë para kalojnë tek pushteti local që përfiton një rritje të shpenzimeve me 4 miliardë lekë,  ministritë e bujqësisë, mbrojtjes dhe rendit. Duke argumentuar këto lëvizje në buxhet, ministrja e Financave Anila Denaj konfirmoi gjithashtu një shtesë fondi edhe për organet e reja të drejtësisë.

Në relacionin që shoqëron aktin normativ listohen sektorët që përfitojnë fonde shtesë, por nuk thuhet se nga ku janë hequr këto fonde, fakt që e përmendi edhe depiteti demokrat Myslim Murrizi

Pavarësisht rakordimeve të bëra, qeveria ka ruajtur të pandryshuar treguesit e të ardhurave dhe shpenzimeve. Por rishikimi me ulje i parashikimit për rritjen ekonomike të vendit nga Banka Botërore për 2019-ën nga 3.8 në 2.9% pati ëvmendjen e deputetëve. Edhe pse pranon vështirësitë, Denaj shprehet optimiste.

Krahas thatësirës, ministrja Denaj pranoi se një factor që ndikoi negativisht në rritjen ekonomike është mbyllja e lojërave të fatit. Ministrja ka renditur konsumin si një ndër faktorët që po ndihmon në rritjen ekonomike, megjithatë në arkën e tatimeve mungojnë 10 milionë dollarë nga TVSH-ja. /abcnews.al