VIDEO/ Provë kampionësh, Liverpool thyen lehtësisht Leicester City

schedule22:10 - 22 Nëntor, 2020

schedule 22:10 - 22 Nëntor, 2020

Edhe pse kishte shumë mungesa, Liverpool tregoi të gjithë potencialin që zotëron dhe mposhti 3-0 në “Anfield” Leicester City, që ndodhej në krye të Premier League deri ditën e djeshme.

Sfida u zhbllokua në minutën e 21-të. Goditje këndi për “The Reds” dhe autogol i mbrojtësit Evans. Vendasit nuk u ndalën dhe dyfishuan rezultatin një minutë para fundit të pjesës së parë.

Golat dhe rastet e LIVERPOOL-LEICESTER CITY

Kros i bukur i skocezit Robertson dhe finalizim me kokë po kaq i bukur i Diego Jota (goli i katërt në kampionat për portugezin). Trefishimi erdhi në minutën e 86-të.

Roberto Firminho shfrytëzoi një këndore dhe u zhyt bukur me kokë, duke vulosur triumfin e Liverpool, që është ngjitur në vend të parë me 20 pikë, po aq sa numëron edhe Tottenham. /abcnews.al