VIDEO/ Përplasje dhe dhunë në qendrat e votimit në Turqi

schedule16:01 - 14 Maj, 2023

schedule 16:01 - 14 Maj, 2023

Në Turqi vazhdon procesi zgjedhor dhe disa video po bëjnë xhiron e rrjetit, me disa persona janë përplasur në disa qendra të votimit. Në rajonin Sanliurfa të Turqisë Juglindore, një burrë donte të votonte në shenjë protestë për të gjitha gratë duke votuar për Erdoganin.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, burri shihet duke vulosur dhjetëra fletë votimi dhe duke i vendosur vulën e posaçme vetëm Erdoganit. Sapo anëtarët e Komisionit Zgjedhor kuptuan se çfarë ndodhi u përpoqën ta largonin, ndërsa ai nuk hezitoi t’i sulmonte duke i rrahur.

Burri u arrestua dhe procesi zgjedhor vijon normalisht. Një përplasje ka ndodhur gjithashtu në qytetin Nisivis në provincën Sirnak kur anëtarët e partisë tentuan të hapnin kutinë e votimit.

Në video shihet një burrë duke e mbajtur fort kutinë e votimit me të dyja duart, kur një prej tyre i afrohet dhe e godet me grusht.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!