Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë- Laç ku dy automjete janë përplasur mes tyre pranë kryqëzimit të Markatomajve.
Si pasojë e këtij aksidenti, një grua ka mbetur e plagosur, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton shkaqet e këtij aksidenti, por nga të dhënat paraprake mësohet se njeri nga drejtuesit e mjetit humbi kontrollin e saj si pasojë e lagështisë në rrugë.
/ abcnews.al



