Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Një i vrarë në Paskuqan! Pamje nga vendngjarja, policia rrethon zonën

schedule12:42 - 8 Qershor, 2026

schedule 12:42 - 8 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë u regjistrua paraditen e së hënës në rrugën “Dervish Luzha”, pas një konflikti për motive të dobëta. Për pasojë humbi jetën nga një plumb në kokë, 27-vjeçari ardian baloshi, ndërkohë që blutë e tiranës kanë mundur të identiifkojnë autorin e dyshuar të ngjarjes por ende se kanë kapur.

Sipas edhe drejtorit të policisë së tiranës oliger torba i cili pak pas ngjarjes dha detaje, autori është identifikuar si sadik llanaj dhe janë ngritur pika kontrolli për ta kapur, një grup I forcave renea është angazhuar për kërkimin e tij pasi Llanaj cilësohet si person me rrezikshmëri, dyushohet se armën e krimit e ka me vete.

“Në spital e Traumës ka shkuar pas shenjka jete Ardian Balloshi rreth 27 vjeç. Nga konstatimet dëmtimet i ka pasur me armë zjarri. Duke parasysh rrezikshmërinë e autorit, është gjykuar që në operacion të marrë pjesë dhe forcat RENEA. Ngjarja ka ndodhur në rrugë. Janë të dy banorë të zonës. Autori ka qenë me automjet. Nuk ka të plagosur të tjerë. Viktima është dërguar në spital me automjet privat nga qytetarë të rastit”, tha kreu i Policisë Tiranë.



Ngjarja dyshohet se ka lindur në afërsi të një kalcetoje në Paskuqan teksa pak minuta më vonë, Sadik llanaj me një benz në ngjyrë të bardhë është afruar pranë rrigës dervish luzha në kamëz dhe nga automjeti ka qëlluar më një plumb në kokë, Baloshin, për pasojë ky i fundit ndëroi jetë ende pa shkuar në spitalin e traumës për shkak të plagëve të marra.

Amarildo vukaj fillimisht ka ndihmuar 27-vjeçarin me disa qytetarë të rastit për ta dërguar në spital, e më pas është shoqëruar si dëshmitar I ngjarjes. Pasi dyshohet se ka qenë nën shoqërinë e viktimës në momentin e krimit.

Autori dhe viktima janë banorë të së njëjtës zonë teksa dyshohet se motive i konfliktit ka qenë për shkaqe banale. Policia ka blinduar tiranën e disa zona për rreth dhe vijon punën për kapjen e autorit të krimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!