VIDEO | Neymar është ndryshe nga tjerët, shpik pasimin me… prapanicë

schedule09:05 - 24 Janar, 2020

schedule 09:05 - 24 Janar, 2020

Ylli i PSG-së, Neymar Jr. është një nga futbollistët më të mirë në botë dhe sulmuesi anësor, bën gjëra me topin që pak futbollistë munden. Çdo ndeshje, Neymar na tregon diçka të re, thua se po kryen një seancë stërvitore me kampionët e Francës.

Pikërisht këtë gjë, braziliani e bëri edhe në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Ligës në Francë, përballë Reims. Neymar nuk mendohet fare për të kontrolluar një top të vështirë që po vjen drejt tij, por pason menjëherë te shokët e tij, me prapanicë.

Po, kjo është mënyra që Neymar arrin të pasojë topin, duke i mahnitur të gjithë të pranishmit në stadium. Video e ylli brazilian duke realizuar një pasim të tillë, u bë menjëherë virale në rrjet./abcnews.al