Forcat shqiptare të kërkim – shpëtimit në Turqi, po punojnë në sfidë me rrënojat dhe motin e acartë.
Bëhet me dije se trupat shqiptare të FA kanë shpëtuar jetën e një fëmije 5-vjeçar dhe kanë nxjerrë nga rrënojat 6 trupa të pajetë.
Postimi i ministrit Peleshi:
Në sfidë me rrënojat, motin e ftohtë e lodhjen, trupat tanë të FA janë duke punuar prej orësh, pa ndërprerje duke shpëtuar jetën e një fëmije 5 vjeç dhe duke nxjerrë nga rrënojat 6 trupa të pajetë në zonën e Mallatjas, në Turqi.
Skuadrës së parë sapo i janë bashkuar edhe forcat të tjera nga Shqipëria në këtë betejë për jetën, nderkohe në dispozicion për të shtuar mbështetjen. r.t/abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!