Edon Zhegrova është padiskutim një ndër talentet më të mirë shqiptarë. Teknikë, klas dhe një kontroll topi të shkëlqyer: Këto janë vetëm disa nga aftësitë e shumta që sulmuesi anësor zotëron.
Në Instagram, Zhegrova është shumë i ndjekur, pasi aty shpeshherë publikon video nga më të ndryshmet. Freestyle i tij është fantastik dhe kjo gjë, është parë më së miri dhe në videon e sotme.
Futbollisti i Kosovës shihet duke i bërë spektakël topit në oborrin e shtëpisë së tij. Zhegrova bën “stepovers” duke ecur mbrapsht dhe me një shpejtësi të frikshme, duke treguar të gjithë klasin e tij. Fantastik!/abcnews.al