VIDEO/ NBA: LeBron James merr për dore Lakers, titulli një fitore larg

schedule08:37 - 7 Tetor, 2020

schedule 08:37 - 7 Tetor, 2020

Los Angeles Lakers është vetëm një fitore larg titullit kampion, pasi udhëheq 3-1 pas përballjes së katërt me Miami Heat. Në orët e para të ditës së sotme ata kanë triumfuar me rezultatin 96-102, çka tregon edhe çfarë përballje e balancuar dhe emocionuese ka qenë.

LeBron James ishte fantastik, me 28 pikë, 8 asiste e 12 topa të kapur në tabelë, ndërkohë që edhe Anthony Davis dha një kontribut të madh në këtë fitore. Airealizoi 22 pikë dhe veç kësaj asistoi 4 herë dhe rikuperoi 9 topa në tabelë.

Te Miami spikati si zakonisht Jimmy Butler, me 22 pikë, 9 asiste e 12 topa në tabelë. Paraqitje e mirë është për të riun Tyler Herro, i cili shënoi 21 pikë. Edhe i rikthyeri Bam Adebayo realizoi 15 pikë, por në fund triumfuan Lakers. / abcnews.al