VIDEO | Momente drithëruese, kur ushtari shqiptar kthehet nga Afganistani

schedule10:41 - 5 Nëntor, 2019

schedule 10:41 - 5 Nëntor, 2019

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka postuar në rrjetet sociale, momente prekëse të një nëne që ribashkohet me djalin e saj pasi ai kthehet nga misioni me Forcat e Armatosura.

Ushtari Shkëlqim Hoxha, me shërbim në Afganistan u kthye në atdhe por nuk lajmëroi askënd. Ai mendoi që kthimi i tij të ishte një surprizë e bukur për nënën, e cila priste në ankth rikthimin e të birit nga lufta.

Direkt sapo preku tokën shqiptare, nga aeroporti, Hoxha vrapoi për tek puna e nënës së tij. Kur pa të birin me rroba ushtarake, e ëma shpërtheu në lot dhe e përqafoi me sa kishte fuqi.

Lajmin e ka bërë të ditur, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përmes një postimi në rrjete sociale.

E keni parasysh mallin dhe merakun e nënës për birin e saj? Imagjinojeni kur ai është ushtarak dhe ka shkuar të shërbejë në Afganistan. Ushtari i III Shkëlqim Hoxha nga batalioni i II i këmbësorisë, i cili është kthyer nga misioni në Herat i ka bërë këtë surprizë nënës së tij ditën e kthimit nga misioni”, shkruan Xhaçka./abcnews.al

Kthimi i ushtarit nga Afganistani

E keni parasysh mallin dhe merakun e nënës për birin e saj?Imagjinojeni kur ai është ushtarak dhe ka shkuar të shërbejë në Afganistan.Ushtari i III Shkëlqim Hoxha nga batalioni i II i këmbësorisë, i cili është kthyer nga misioni në Herat i ka bërë këtë surprizë nënës së tij.#KrenariPërFA🇦🇱

Gepostet von Olta Xhacka am Dienstag, 5. November 2019