VIDEO/ Milani i jep dorën “armikut” Juventus, mposht me lehtësi Lazion

schedule23:39 - 4 Korrik, 2020

schedule 23:39 - 4 Korrik, 2020

Milani dhe Juventusi, janë rivalë të përjetshëm, por sot, kuqezinjtë e Piolit i kanë dhënë një dorë bardhezinjve për titullin kampion, pasi kanë mposhtur Lazion me rezultatin e thellë 0-3 në Romë. Calhanoglu shënoi golin e parë të sfidës, një supergol, duke i shokuar të gjithë.

LEXO EDHE: VIDEO/ Supergol i Calhanoglu, Milani shokon Lazion në Romë!

Më pas, Ibrahimovic dyfishoi me penallti, duke mposhtur për herë të dytë në pjesën e parë gardianin shqiptar të Lazios, Thomas Strakoshën. Pritej reagimi i Lazios në pjesën e dytë, por e vështirë me mungesat në sulm që patën lacialët, ku më shumë në sy ra mungesa e Immobile.

LEXO EDHE: VIDEO/ Edhe Ibra gjen rrjetën, Milani është “Zot” në Olimpico!

Milani shënoi dhe një gol tjetër me anë të Rebic në pjesën e dytë dhe mori tre pikët e plota në Romë. Tashmë, Lazio është 8 pikë pas Juventusit dhe fatet e titullit kampion në Serie A, duket se janë vendosur./abcnews.al

LEXO EDHE: VIDEO/ Milani i frikshëm, Ante Rebic i shënon dhe të tretin Lazios!