Është mbyllur pjesa e parë mes Lazios dhe Milanit, me kuqezinjtë që shkojnë në dhomat e zhveshjes me avantazhin 0-2. Ishte Calhanoglu ai që shënoi golin e parë për Milanin, në minutën e 23-të!
Një supergol i turkut, ndërsa në të 35-ën, do të shënonte dhe Ibrahimovic. Një penallti e dyshimtë, por gjiganti suedez nuk pyet dhe mposht Strakoshën, i cili për pak nuk e ndaloi. Milani “Zot” në Romë, ndërsa Lazio duhet të zgjohet në të dytën./abcnews.al
https://twitter.com/datosportsok/status/1279512046552391681?s=21



