VIDEO/ Mijëra litra naftë kontrabandë, Policia e Shtetit: Operacioni zgjati 48 orë, nafta do të futej në Shqipëri

schedule10:58 - 14 Janar, 2023

schedule 10:58 - 14 Janar, 2023

Policia e Shteti ka dalë në një konferencë për mediat së bashku me Guardi di Finanza, në lidhje me sekuestrimin e 62 mijë litrave naftë kontrabandë në Portin e Durrësit.

Si pasojë e këtij operacioni ranë në prangat e policisë disa shtetas shiptarë dhe të huaj, e po ashtu u sekuestruan dy anije.

Anija shqiptare dyshohet se u funizua me naft në brigjet italiane, ndaj ka qenë një operacion në bashkëpunim me policinë italiane.

Drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Sajmir Boshnjaku gjatë përgjigjeve të dhëna për gazetarët e pranishëm në sallë, bëri të ditur se operacioni ka zgjatur 48 orë dhe se ky nuk ishte rasti i parë.

Ai po ashtoi se janë marrë të gjitha masat e nevoshjme për të goditur këtë veprimtari.

“Operacioni ka zgjatur 48 orë në det dhe janë sekuestruar dy anijë dhe janë kapur pjesëtarët e kuipazhit. Gjatë operacionit ka pasur një koordinim mes Policisë së Shtetit dhe Guardi di Finanzës. Ky operacion tregon mes të tjerash bashkëpunim mes strukturave të dy vendeve.

Nafta ishte nisur për në Shqipëri. Kemi pasur dhe informacione të tjera, pasi ky nuk është rasti i parë. Në kuadër të verifikimit të informacioneve janë marrë të gjitha masat për ta goditur këtë veprimtari.

Në momentin që po flasim  këto janë veprimet që janë krye dhe masat që janë marrë, në vazhdim do të zbulohet edhe detajë të tjera pasi çështja është në hetim”, përfundoi Boshnjaku.r.t/abcnews.al