Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Meta i lirë, në varrimin e babait/ Shoqërohet nga policia në Çepan të Skraparit për ceremoninë e përcjelljes

schedule11:34 - 2 Qershor, 2026

schedule 11:34 - 2 Qershor, 2026

Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta, i shoqëruar nga forcat e policisë, mbërriti pranë banesës së familjes, për t’i dhënë lamtumirën babait të tij, Rexhep Meta.

I arrestuar që prej 21 tetorit 2024, kreu i Partisë së Lirisë të martën la qelinë dhe udhëtoi drejt Skraparit, fshatit Çepan, aty ku i ati kishte lënë amanet të prehet.

Edhe pse të divorcuar, në fshatin Çepan, aty ku Rexhep Metës iu dha lamtumira e fundit, ishte e pranishme edhe Monika Kryemadhi.



Gjatë ceremonisë mortore, Ilir Meta mbajti edhe një fjalim për babain e tij mes familjarëve e miqve të ngushtë, ku u pa i përlotur.

SPAK dhe Drejtoria e Burgjeve miratuan lejen që Meta të dilte nga qelia për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij.

Pas përcjelljes për në banesën e fundit të babait të tij, Ilir Meta do të ketë edhe pak orë në dispozicion për të takuar miq e familjarë përpara se të rikthehet sërish në qeli në Burgun 313 në Tiranë.

Ndërkohë, sipas informacioneve, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, do të ketë mundësi të dalë sërish nga qelia edhe më 3 qershor për të bërë pritjen e miqve e familjarëve në Tiranë për disa orë e më pas do të rikthehet sërish në qeli.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!