VIDEO/ Merr flakë në ecje “Benz-i” në Mamurras

schedule17:38 - 17 Tetor, 2021

schedule 17:38 - 17 Tetor, 2021

Një automjet ka marrë flakë në autostradën Thumanë-Milot, në afërsi të Mamurrasit, pasditen e sotme. Mjeti tip “Mercedez Benz”, i cili drejtohej nga një shtetas nga Kosova ka qenë në ecje në momentin kur është përfshirë nga zjarri, shkruan abcnews.al.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz. Mjeti është shkrumbuar totalisht, ndërsa mendohet se shkaku i defektit të ketë qenë në mekanizmin e rrjetit elektrik. g.v /abcnews.al