VIDEO/“Mediat janë skandaloze”, Marin Mema i kthehet Ramës: Nuk jemi macja e zezë, sjellim zërin e qytetarëve

schedule17:05 - 1 Dhjetor, 2019

schedule 17:05 - 1 Dhjetor, 2019

Në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, që po mbahet në Kryeministri nuk kanë munguar replikat dhe diskutimet.

Kryeministri Edi Rama nuk nguroi që edhe në këtë mbledhje t’i adresojë medias një pjesë të fajit për situatën e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit dhe panikun e shkaktuar tek njerëzit.

Sipas kryeministri, media me raportimet e saj ka bërë hata tek qytetarët dhe kjo është skandaloze, ndërsa për gazetarin institucionet e informimit nuk janë macja e zezë e kësaj historie, pasi sipas tij media është për të sjellë zërin e qytetarëve dhe jo të qeverisë.

Pjesë nga replikat:

Edi Rama: Mediat po bëjnë një hata. Po e fusin goditjen e njerëzve në një rrugë pa krye. Thonë sikur të gjitha godinat po bien dhe vazhdojnë. Shkalla e rrezikut është e kontrollueshme. Pjesa dërrmuese në Tiranë dhe Durrës janë ok. Janë të sigurta, por tek ai 1% duhet të shohim. Duhet një dopio vulë. Ne kemi një perandori nga mbrapa atë të perëndimit dhe se çfarë ka mbetur nga lindja.

Marin Mema: Pa dashur ta zgjas shumë, dua të jem i prerë dhe i qartë. Media nuk është macja e zezë e asaj që ka ndodhur sepse po më duket sikur po kërkojmë fajin tek media kur ka shumë fajtorë të tjerë në këtë vend që duhet t marrin përsipër fajet e tyre. Media nuk është skandaloze, media mund të ketë problemet e saj por nuk do të lejoja këtu për respekt të të gjithë kolegëve të mi, të të gjithë mediave në vend, kategorizime si skandaloze apo përkufizime të tjera që mua më duken absurde. Si çdo sektor edhe media ka problemet e saj por kjo nuk do të thotë që ne të anatemojmë median. Media nuk është për të rritur besueshmërinë e qeverisë, por për të sjellë zërin e qytetarëve.

Edi Rama: Pak më tolerant me mendime e të tjerëve. Media është skandaloze dhe nuk ka diskutim. Këtu bëhet fjalë për një popull të tmerruar dhe ka një mijë mënyra dhe kënde për ta vënë kamerën dhe nëse ke sensibilitetin e momentin, është që njerëzit duhet ë fillojnë të marrin frymë./abcnews.al