VIDEO/ Manchester United “prish” festën e vizitorëve, Leeds “lëshon” fitoren në minutat e fundit

schedule23:11 - 8 Shkurt, 2023

schedule 23:11 - 8 Shkurt, 2023

Ka përfunduar me rezultatin 2 me 2, një ndër sfidat e prapambetura të Premier League, mes Manchester United dhe Leeds United, me këta të fundit që shpërdoruan avantazhin e artë 0 me 2, duke pësuar dy herë në vetëm 8 minuta lojë.

Përballja nisi me dominimin e miqve, ku që në fillim Leeds kaloi në avantazh falë golit të italianit Gnonto, që në minutën e parë. Dominimi do të vazhdonte sërish me Leeds që do shënonin po në minutën e parë, po kësaj here të pjesës së dytë të lojës, me mbrojtësin e “djajve” Raphael Varane, që “ngatërroi” portë, duke e shtyrë topin drejt rrjetës së tij.

Mirëpo në minutat 62’ dhe 70’ do të vinte përmbysja e madhe. Për golin e parë mendoi lojtari më i mirë i “djajve” për momentin, Marcus Rafshord dhe vetëm 8 minuta më pas, i sapo kthyer nga dëmtimi Jadon Sancho shënon dhe golin e dytë, gol ky që do vendoste dhe fatet e sfidës, duke e mbyllur kështu këtë përballje me rezultatin 2 me 2.

Me këtë barazim, United qëndron po në vendin e 3-të, me 43 pikë, 2 më pak se Manchester City në vendin e 2-të dhe 3 më shumë se Neëcastle në vendin e 4-t. Ndërkaq, për Leeds gjërat duket se po shkojnë shumë keq, ku aktualisht ndodhen shumë pranë “zonës së ftohtë” të tabelës, me vetëm 19 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: