VIDEO/ Manchester City ngec me West Ham, Foden shmang humbjen

schedule15:29 - 24 Tetor, 2020

schedule 15:29 - 24 Tetor, 2020

Manchester City është ndalur në një barazim 1-1 kundër West Ham United. Qytetarët bënë të gjithë përpjekjet për të fituar, ndaj një ekipi që fundjavën e shkuar kishte bërë mrekullinë duke shmangur humbjen ndaj Tottenham, pasi kishin pësuar tre gola që në fillim.

Këtë herë “Çekiçët” shënuan të parët ndaj ekipit të drejtuar nga Pep Guardiola dhe ishte Michail Antonio që vijon të jetë i rëndësishëm për West Ham. 30-vjeçari anglez, me një kthesë të bukur në zonë, ia doli të befasonte “Qytetarët”.

Kjo ndodhi në minutën e 18-të dhe goli i tij mbeti në fuqi në 45 minutat e para. Guardiola mendoi të ndryshonte diçka në pushim të ndeshjes dhe lëvizja e parë rezultoi efikase. Phil Foden, pesë minuta nga nisja e pjesës së dytë ia doli të shënonte.

Mesfushori anglez, edhe pse ishte me kurriz nga porta, bëri një lëvizje të bukur dhe me goditjen e tij e çoi topin drejt e në rrjetë. City barazoi dhe më pas duhej edhe një gol tjetër për të marrë pikët e plota. Edhe pse dominoi, nuk ia doli dot dhe në fund u detyrua të kënaqej me një barazim kundër West Ham. /abcnews.al