Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë. Abcnews.al mëson se makina ka përplasur një motor.
Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti. /abcnews.al



