VIDEO/ Liverpool me pushime, i dhuron Arsenalit dy gola dhe fitoren

schedule23:10 - 15 Korrik, 2020

schedule 23:10 - 15 Korrik, 2020

Arsenal reagoi pas humbjes në derbin kundër Tottenham dhe mposhti Liverpool me të njëjtin rezultat. Kampionët e Anglisë kaluan të parët në avantazh me anë të Sadio Mane. Sulmuesi senegalez mori një asist nga Robertson në minutën e 20-të dhe nuk gaboi përpara portës vendase, duke gjetur golin e 17-të në kampionat.

“Topçinjtë” reaguan dhe ia dolën të përmbysin rezultatin brenda pjesës së parë. Van Dijk gaboi në minutën e 32-të, duke i dhuruar topin Alexandre Lacazette. Francezi përfitoi, dribloi portierin Alisson dhe barazoi shifrat.

Një minutë përpara fundit të pjesës së parë, gaboi Alisson. Portieri brazilian kreu një pasim gabim, Lacazette pasoi në zonë për Reiss Nelson dhe 20-vjeçari realizoi falë një goditje të saktë.

Liverpool dominoi pjesën e dytë dhe tentoi deri në fund të evitonte humbjen, por Arsenali rezistoi dhe siguroi një triumf krenarie përballë “The Reds”, që nuk kanë më mundësi për të siguruar shifrën e 100 pikëve në kampionat. /abcnews.al

Renditja e Premier League