VIDEO/ Lëvizje fantastike dhe gol, sulmuesi i Getafe i mahnit të gjithë

schedule10:35 - 9 Shkurt, 2020

schedule 10:35 - 9 Shkurt, 2020

“Nëse ky goli i Jorge Molina do shënohej nga një lojtar mediatik, do ta shikonim në TV çdo ditë, deri në Kupën Botërore të radhës”. Është komenti i një tifozi, i cili duket se është një fans i Jan Oblak dhe ka publikuar videon e golit të sulmuesit, i cili në prill mbush 38 vjeç.

Molina është pjesë e skuadrës së Getafe dhe dje ndaj Valencia realizoi dy gola. I pari ishte normal, kurse i dyti kryevepër. Lëvizje mjaft e bukur e sulmuesit në zonë, me dy mbrojtës që dalin jashtë loje dhe portierin që më pas nuk ka se çfarë të bëjë.

Topi shkon në rrjetë dhe Molina do ta shohë shumë herë golin e shënuar dhe do ta mendojë se si e bëri një lëvizje të tillë. Me dy golat e realizuar mbrëmë, sulmuesi ka shkuar në kuotën e 5 rrjetave të tundura këtë sezon në La Liga. /abcnews.al

https://twitter.com/super_oblak/status/1226212866023358464?s=20