VIDEO/ Leo Messi dhuron “magjinë” e radhës, Barcelona në avantazh

schedule20:08 - 24 Shkurt, 2021

schedule 20:08 - 24 Shkurt, 2021

Barcelona po luan në “Camp Nou” përballë Elches dhe pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht dominimit të ekipit vendas. Djemtë e Roland Koeman e kanë nisur shumë mirë fraksionin e dytë dhe kanë gjetur golin në minutën e 48-të.

Autori është Leo Messi, i cili dhuroi magjinë e radhës. “Pleshti” nisi një inkursion, dribloi disa lojtarë kundërshtare, kombinoi bukur me Braithwaite dhe nuk e pati të vështirë të mposhtë portierin e skuadrës kundërshtare.

Goli i 17-të sezonal në La Liga për yllin argjentinas, i cili është ngjitur në krye të golashënuesve. Avantazh i rëndësishëm për Barcelonën, që e dërgon në vetëm 5 pikë diferencën me Atleticon kryesuese (ka luajtur një ndeshje më pak) nëse siguron tre pikët sot. /abcnews.al