VIDEO | Lampard i shkëlqyer, ende dhuron spektakël në fushë!

schedule19:49 - 19 Nëntor, 2019

schedule 19:49 - 19 Nëntor, 2019

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, duket se nuk i ka humbur aftësitë e tij në fushën e blertë. Edhe pse disa vite është larguar nga futbolli i luajtur, klasi te tekniku anglez ka mbetur, gjë që pasqyrohet edhe te një video e publikuar nga faqja e Chelsea.

Gjatë seancës së sotme stërvitore, Lampard ishte në qendër të një ushtrimi me futbollistët e Chelsea, duke iu shërbyer topa të shumtë. Edhe pse nën presion dhe në pozicione të vështira, ish-mesfushori i Anglisë nuk e pati aspak të vështirë të kontrollojë dhe të pasojë sërish, duke treguar se klasi nuk njeh moshë!/abcnews.al