VIDEO/ Lakers “kafshojnë” edhe në finalen e dytë, James-Davis fenomenalë

schedule08:21 - 3 Tetor, 2020

schedule 08:21 - 3 Tetor, 2020

Los Angeles Lakers triumfon edhe në finalen e dytë kundër Miami Heat, këtë herë me rezultatin 124-114. Titulli kampion në NBA afrohet edhe më shumë, duke pasur parasysh se skuadra LeBron James është favorite.

Një ndeshje që nisi mirë për Lakers, duke krijuar një diferencë prej 14 pikësh në dy periodat e para. Miami reagoi në periodën e tretë, por ishte e pamjaftueshme për ta vënë në diskutim triumfin e Los Angeles Lakers.

“Mbreti” dhe Anthony Davis bënë një paraqitje spektakolare dhe në fund festuan bashkë me shokët e skuadrës. James ishte shumë pranë regjistrimit të një tjetër “triple double”, pasi shënoi 33 pikë, dha 9 asiste dhe kapi 9 topa në tabelë.

32 pikë të shënuara nga Anthony Davis, ndërkohë që ylli i Lakers ishte fenomenal duke kapur edhe 14 topa në tabelë. Te Miami ranë në sy Jimmy Butler (25 pikë, 13 asiste, 9 topa në tabelë) dhe Kelly Olynyk (24 pikë, 2 asiste, 9 topa në tabelë). / abcnews.al