Kukësi luajti ndaj Teutës sot, në një nga ndeshjet më delikate të javës së 15-të në Superiore. Verilindorët fituan bindshëm me rezultatin 4-0.
Shkurtaj shënoi dy golat e parë të Kukësit me penallti dhe në momentin që shënon golin e dytë, komentatori i Supersport, Dritan Shakohoxha, thotë një batutë shumë të bukur.
Gjergj Stefa, që është në pistën rreth stadiumit, e pyet Shakohoxhën që ndodhet në koment në lidhje me muzikën që dëgjohet gjatë festës së golit të Shkurtajt.
“Si e komenton muzikën, Dritan?”, e pyet Stefa, ndërsa përgjigja e Shakohoxhës, është e shkurtër dhe epike: “Hëh, horror!”/abcnews.al