VIDEO/ Kukësi ringjallet me Vllazninë, triumfon me “tris” në Elbasan

schedule19:54 - 7 Maj, 2021

schedule 19:54 - 7 Maj, 2021

Kukësi ka mposhtur me rezultatin 3-1 Vllazninë, që tronditet në objektivat e saj për të fituar titullin kampion. Verilindorët shënuan dy herë në pjesën e parë me Eze dhe Taipin, kurse Hoxha e hapi lojën për momentin. Në fund Gavazaj realizoi edhe golin e tretë për Kukësin, që tani është më i qetë.

 

Klasifikimi

 

Dueli në Elbasan nisi i vrullshëm, me Kukësin që befasoi Vllazninë me një gol të shënuar nga Patrick Eze. Sulmuesi nigerian me kokë e çoi topin në shtyllë dhe më pas shkoi dhe e shtyu në rrjetë, për siguri më shumë.

Shkodranët nuk mund të pajtoheshin me rezultatin dhe shtylla u bë palë me Kukësin, pas një goditjeje të Victor Da Silva. Jonuzi tentoi në topin e kthyer më pas, por nuk shënon dot. Vllaznia mbetet në sulm dhe dominon.

Gjithsesi gabimet janë të shumta dhe i dhurojnë një penallti Kukësit. Gjelbrim Taipi nga pika e bardhë e 11-metërshit nuk fali, ndryshe nga Eze që në minutat shtesë të pjesës së parë mund ta cconte rezultatin në 3-0.

Brdaric në pushim vendosi të aktivizojë Cisse dhe Avdiaj, kurse më pas edhe Nya-Vedji. Afrikani i Vllaznisë u shfaq i rrezikshëm disa herë, por nuk pati shënjesrën e duhur. Shkodranët fituan  një penallti me Avdiaj pas pesë minutash.

Ardit Hoxhaj u tregua i saktë dhe hapi lojën. Vllaznia gjithë kohën qëndroi në sulm për të shënuar golin e barazimit. Në kampin kuqeblu u tërbuan kur u dhanë 4 minuta shtesë, madje arbitri Meta ndëshkoi me të verdhë trajnerin Brdaric dhe kapitenin Gurishta. Në shtesë Zenel Gavazaj shënoi edhe golin e tretë, që i mbylli llogaritë. /abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 32
E premte, më 7 maj, ora 18:00

KUKËSI-VLLAZNIA 3-1
Shënues:
Eze 5′, Taipi (pen.) 35′, Gavazaj 93′ / Hoxhaj (pen.) 51′
KUKËSI:
Xhika, Dragoshi (Baravykas 80′), Bytyçi, Demiri, Kotobelli, Taipi (Hetemaj 80′), Limaj, Tsintsadze, Ibraimi, Peposhi (Gavazaj 70′), Eze. Trajner: Mirel Josa.
VLLAZNIA: Zogovic, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Jonuzi (Kalezic 84′), Krymi, Marku (Nya-Vedji 46′), Hoxhaj, Victor Da Silva (Imeri 14′ – Cisse 46′), Kalaja (Avdijaj 46′). Trajner: Thomas Brdaric.
GJYQTARË: Kridens Meta, Rejdi Avdo, Denis Agaraj, Florjan Lata
Kartonë të verdhë: Demiri 52′, Hetemaj 85′ / Kalaja 32′, Nya-Vedji 82′

76′ Vllaznia ka pretenduar për penallti, pas një dueli të portierit Dashamir Xhika dhe sulmuesit Ardit Hoxhaj. Nuk mendon ashtu arbitri Kridens Meta

51′ Penallti për Vllazninë, pas rrëzimit të Avdiajt në zonë. Ardit Hoxhaj nuk fali, duke u treguar i saktë para porte

35′ Gjelbrim Taipi ka realizuar edhe golin e dytë, me penallti. Patrick Eze ishte ai që e fitoi, pasi u ndal në mërë të parregullt në zonë

8′ Victor Da Silva iu afrua golit për Vllazninë. Braziliani goditi fort brenda zone dhe shtylla e ndali. Më pas tentoi edhe Jonuzi, po nuk shënoi dot

5′ Eze ka realizuar pas një krosimi të Blerim Kotobellit. Sulmuesi nigerian goditi me kokë dhe topi u ndal në shtyllë, pastaj Eze e shtyu në rrjetë