VIDEO/ Krimi i rëndë në Prishtinë, burri e qëlloi me armë gruan shtatzënë në oborrin e maternitetit, vdiq bashkë me fëmijën

schedule19:17 - 30 Nëntor, 2022

schedule 19:17 - 30 Nëntor, 2022

KOSOVË – Detaje të reja kanë dalë nga krimi i rëndë në Kosovë, ku një grua ka mbetur e vrarë. Mësohet se ajo është qëlluar nga një person i cili dyshohet të jetë bashkëshorti i saj.

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e QKUK-së në Prishtinë, pranë klinikës së Gjinekologjisë. Një anëtarë i stafit të QKUK-së, bën të ditur për mediat në Kosovë, se gruaja ka qenë shtatzënë dhe ka humbur jetën bashkë me fëmijën.

Burri raportohet se krimin e rëndë e ka kryer me armë zjarri dhe është larguar menjëherë.


Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku kanë thënë viktima dyshohet të jetë e moshës 35-vjeçare.

“Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje”, tha zëdhënësja e policisë së Kosovës.

Më tej theksoi se Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.