VIDEO/ Koronavirusi, “Abc News” vëzhgim në çdo pikë doganore: Në Kakavijë s’ ka kontrolle

17:30 | 24/02/202017:300

Edhe pse u lajmërua se në të gjitha pikat doganore ka kontrolle ndaj koroavisusit, në Kakavijë rezulton se mjekët mungojnë. Abc News ka kryer një vezhgim çdo pikë doganore tokësore, duke intervistuar mjekë dhe udhëtarë. 

Korespondenti i Abc News në Gjirokastër, Orgest Sako raporton se në pikën e kalimit të kufirit të Kakavijës është ngritur një pikë kontrolli, por nuk ka asnjë mjek.

Sakaq, udhëtarët e mbërritur në pikën tjetër doganore me Greqinë, në Kapshticë tregojnë se nuk janë kontrolluar në dalje nga autoritetet greke,  ndërsa në Shqipëri i kanë kontrolluar për temperaturën. Gazetarja Lediona Xheladinaj raporton se të gjihë udhëtarët po kontrollohen me termometer me lazer në Kapshtice. Edhe në pikën kufitare të Qafë Botës po kryhen kontrolle.

Po kështu në veri në doganën e Muriqanit po ushtrohen kontrolle. Mjekja Dhurata Hysa shprehet se “Në periudhën e inkubacionit pacienti nuk ka asnjë shenjë. Rrezikshmëria qendron por duhen ushtruar kontrolle për të parë nëse udhëtarët vijnë nga zonat e vatrës”. Gazetari Simon Shkreli raporton se autobusi që vjen nga Milano nuk është kontrolluar në shtetet e tjera ku ka kaluar, ndërsa pasagjerët po kontrollohen në doganën shqiptare.

Edhe në në Qafë-Prush në Tropojë, çdo udhëtar pasi mbërrin në doganë kontrollohet nga mjekët.

Që kur OBSH e shpalli emergjencë kombëtare për përhapjen e korona virusit nëpër botë, edhe shqiprëia ka shtuar vigjincës në porte, aeroprt dhe dogana. Deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar në vendin tonë. /abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono