VIDEO/ Ishte në transmetim direkt kur ra tërmeti, momenti kur gazetari shpëton vogëlushen

schedule12:41 - 6 Shkurt, 2023

schedule 12:41 - 6 Shkurt, 2023

Pas tërmetit shkatërrues 7.8 ballë në juglindje të Turqisë, një tërmet gati po aq i fortë ra sërish gjatë mesditës po në atë zonë.

Një gazetar, i cili ishte në transmetim duke raportuar për tërmetin, largoi nga zona e rrezikut një familje, e cila po përpiqej të dilte nga godina e shembur.

Largimi nga gazetari i vogëlushes nga rrënojat, zbuloi edhe një herë përmasat e katastrofës.

Deri më tani vetëm në Turqi janë regjistruar rreth 1000 viktima dhe gati 3 mijë të plagosur.

Shikoni KËTU momentin kur gazetari shpëton vogëlushen.r.t/abcnews.al