VIDEO/ “Hiqjani shiritin”, pse tifozët e United janë tërbuar me Maguire

schedule10:39 - 7 Tetor, 2020

schedule 10:39 - 7 Tetor, 2020

Harry Maguire përfundon sërish në shënjestrën e tifozëve të Manchester United. Një pjesë e konsiderueshëm e tyre mendojnë se mbrojtësi anglez nuk e meriton shiritin e kapitenit, pasi nuk ka autoritet veç paraqitjeve jo në nivelin e pritshëm.

Ata janë bindur për këtë edhe më shumë pas ndeshjes që Manchester United e humbi me rezultatin 1-6 kundër Tottenham. Kur ishin bërë rreth gjysmë ore lojë, në fushë pati një përplasje mes Erik Lamela dhe Anthony Martial.

Arbitri i ndeshjes ndëshkoi francezin e “Djajve” me karton të kuq, kurse lojtarin e Tottenham vetëm me të verdhë. Rashford nuk ishte dakord me vendimin e marrë dhe kishte një mesazh për arbitrin: “Asgjë për atë bërryl. (pas të verdhit) Pse, është turp”.

Maguire mendon se ndërhyrja nuk ishte e dhunshme, ndryshe nga Rashford dhe videoja e publikuar në Twitter ka marrë reagime të ndryshme. Sigurisht që tifozëve nuk u ka pëlqyer reagimi i kapitenit të tyre dhe një pjesë e tyre shkruajnë se i duhet hequr shiriti dhe t’i jepet portugezit Bruno Fernandes. / abcnews.al