VIDEO/ “Hey Pep, më lër të bëj një foto”, tifozi ndjek nga pas Guardiolën, tekniku i Cityt ndihet i bezdisur

schedule19:50 - 11 Korrik, 2022

schedule 19:50 - 11 Korrik, 2022

Të jesh një person publik nuk është edhe shumë e thjeshtë, pasi përveç luksin që shumë të tjerë dëshirojnë, jeta private e njerëzve të njohur nuk konsiderohet më e tillë.

E tillë është edhe rasti në fjalë, ku personazh është trajneri i kampionëve të Anglisë, Pep Guardiola, i cili ka përjetuar një moment aspak të kënaqshëm në rrugët e Manchesterit.

Shpesh herë kur Guardiola shihet nëpër ambiente publike, shumë njerëz vrapojnë për të bërë një foto për të pasur një kujtim me legjendën katalanase, por jo shpesh këto veprime janë të pëlqyeshme nga tekniku i Manchester Cityt.

Ndërkohë në një video të shpërndarë në rrjetin “Tik-Tok” tregohet se si një tifoz nuk i ndahet Guardiolës për të bërë një foto, i cili po lëvizte me biçikletë.

Burri në fjalë vazhdoi të ndiqte legjendën e Barcelonës në një rrugicë shumë të ngushtë pranë “Parsonage Gardens” në Mançester, ndërsa bërtiti: “Hey Pep, më lër të bëj një foto vëlla”.

Pasi më në fund u takua me Guardiolën – i cili nuk dukej aspak i kënaqur – filmuesi i videos tentoi të bënte një foto, gjë që u refuzua.

“O Pep! Më lër të bëj një foto, pse po ikën vëlla, më lër të bëj një foto vëlla!”, i thoshte fansi. “Më lejoni të bëj një foto, dua vetëm një foto! Unë dua vetëm një foto”.

Guardiola me të vërtetë nuk ishte i impresionuar me veprimet e tifozit dhe dëshironte sa më parë të largohej nga ai.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!