VIDEO/ Hertha Berlin “furtunë”, zhdëp në gola Unionin në derbi

schedule22:20 - 22 Maj, 2020

schedule 22:20 - 22 Maj, 2020

Hertha Berlin ka tjetër fytyrë pas pushimit 2-mujor. Klubi gjerman ka fituar sërish dhe këtë herë në derbi me rezultatin e thellë 4-0. Union Berlin ka rezistuar vetëm në 45 minutat e para dhe më pas është dorëzuar. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë të takimit.

Dhjetë minuta vendimtare në derbi, me Vedad Ibisevic që hapi takimin me një gol të realizuar me kokë në minutën e 50-të. Hertha nuk u ndal dhe një minutë më pas shënoi edhe golin e dytë, duke bërë që miqtë të dorëzoheshin.

Lukebakio ishte autori i golit, ndërkohë që goli i tretë nuk vonoi dhe këtë herë realizoi në portën e Union Berlin Cunha. Ky i fundit u tregua i saktë me një goditje të fortë brenda zonë, pas një aksioni sulmues të gjatë të vendasve.

Në minutën e 77-të Hertha Berlin plotësoi “pokerin”, kur pas një goditjeje dënimi, Boyata me kokë befasoi sërish skuadrën mike dhe e çoi topin në fundin e rrjetës. Minutat në vazhdim nuk sollën ndonjë ndryshim tjetër në rezultat dhe Hertha ngjitet në vendin e dhjetë me 34 pikë. /abcnews.al