VIDEO/ Gola, i kuq dhe përmbysje në derbi: Piatek i dhuron fitoren Hertha Berlin

schedule22:32 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 22:32 - 4 Dhjetor, 2020

Gola, përmbysje, ndërhyrje të frikshme, karton i kuq dhe dygolësh i Krzysztof Piatek. Derbi i Berlinit i shkon Hertha Berlin, që mposhti 3-1 rivalët e Union Berlin.

Sfida e parë e javës së dhjetë të kampionatit gjerman, nisi me golin e miqve. Nigeriani Taiwo Awoniyi kaloi Union në avantazh në minutën e 20-të.

 

Tre minuta më vonë ndodhi një ndërhyrje e frikshme. Robert Andrich dërgoi takat në qafën e kundërshtarit, karton i kuq dhe Union Berlin me dhjetë lojtarë.

Pjesa e parë nuk dhuroi më gola, teksa Hertha nuk u përmbajt në fraksionin e dytë të ndeshjes, duke shfrytëzuar superioritetin numerik dhe duke fituar derbin.

 

Peter Pekarik barazoi shifrat në minutën e 51-të, ndërsa më pak skenë e mori Krzysztof Piatek. Bomberi polak realizoi një dygolësh brenda tre minutave.

 

Fantastik goli i dytë personal i 25-vjeçarit, i cili ngjitet në kuotën e tre realizimeve në Bundesligë për këtë sezon, ndërsa feston fitoren në derbi me shokët e ekipit /abcnews.al