VIDEO/ Gol “alla Quaresma”, Cake dhuron perlën e radhës për Strugën

schedule16:07 - 22 Nëntor, 2020

schedule 16:07 - 22 Nëntor, 2020

Klisman Cake po luan sezonin e dytë te Struga Trim Lum në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ekipi shqiptar fitoi 1-0 ditën e sotme në fushën e vet kundër Renovës, skuadrës tjetër shqiptare.

Goli i fitores u realizua nga 21-vjeçari nga Pogradeci, ish-lojtari i bardhebluve të Tiranës, dhe ishte një kryevepër. Qendërmbrojtësi dhuroi një goditje fantastike me të jashtmen.

Topi në rrjetë dhe festë e madhe në ekipin e Strugës. Ky ishte goli i dytë në kampionat për Caken, i cili edhe golin e parë e realizoi në të njëjtën mënyrë, në stilin “alla-Quaresma”. /abcnews.al