VIDEO/ Goditje alla-Coutinho, Hoxha shënoi golin e javës në Kosovë

schedule17:59 - 5 Mars, 2021

schedule 17:59 - 5 Mars, 2021

Ballkani arriti sot një fitore shumë të rëndësishme ndaj skuadrës së Drenicës me shifrat 2-1- Golin e parë të sfidës e shënoi talenti Arbër Hoxha në minutën e 40-të.

22-vjeçari krijoi bukur hapësirën dhe lëshoi një të shtënë nga jashtë zonës, duke shënuar një nga golat më të bukur të këtij sezoni të Superligën e Kosovës, duke kopjuar goditjet e Coutinhos.

Arber Hoxha great goal for Ballkani vs Drenica (Kosovo Superliga) from soccer

Ballkani, i drejtuar nga Bledi Shkëmbi, është në garë për titullin në Kosovë. Skuadra nga Suhareka kryeson renditjen me 48 pikë, një më shumë se Drita, që ka një ndeshje më shumë për të luajtur. /abcnews.al