Merkato e Vllaznisë vazhdon dhe goditja e radhës do të jetë në sulm. Ai është Haris Dilaver, 30-vjeçari nga Bosnja.
Supersport raporton se drejtuesit e klubit shkodran ka arritur akordin me agjentin e qendërsulmuesit dhe firma në kontratë është çështje kohe.
Dilaver ka luajtur me ekipe të ndryshme në kampionatin boshnjak, teksa ka provuar disa aventura në Greqi (Platanias) dhe Iran (Nasaf Qarshi).
Sezonin e fundit e luajti fazën e parë me Celik Zenica, teksa në shkurt iu bashkua Nasaf Qarshi, duke numëruar dy gola të shënuar. /abcnews.al

