VIDEO | Gnabry shënon sërish, Gjermani-Argjentinë mbyllet në paqe

schedule23:21 - 9 Tetor, 2019

schedule 23:21 - 9 Tetor, 2019

Takimi miqësor mes Gjermanisë dhe Argjentinës është mbyllur i barabartë 2-2. Kjo sfidë u luajt në “Signal Iduna Park”, Dortmund, dhe tifozët e pranishëm shijuan një spektakël të jashtëzakonshëm.

Gjermania do të kalonte e para në avantazh. Lojtari më në formë i momentit në Europë, Serge Gnabry, ishte ai që hapi serinë e golave, në minutën e 16-të. Gjashtë minuta më vonë, talenti Havertz do të dyfishonte për të besuarit e Joachin Low.

Në pjesën e dytë, Argjentina do të zgjohej dhe do të reagonte. Ishte Alario ai që shkurtoi diferencat, në minutën e 66-të, ndërsa Ocampos në të 85-ën vendosi rezultatin final të sfidës në 2-2./abcnews.al

Miqësore, Signal Iduna Park

Gjermani – Argjentinë  2-2
Gnabry 16’, Havertz 22’ / Alario 66’, Ocampos 85’