Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Gjobë biznesmenit në Vlorë, dalin pamjet: Ja çfarë ndodhi në hotelin e Bedinajt

schedule21:40 - 3 Shtator, 2026

schedule 21:40 - 3 Shtator, 2026

ABC News ka siguruar videon ku disa persona futen në hotelin e biznesmenit Vasil Bedinaj në Radhimë të Vlorës.

Nga pamjet, shihet se Bedinaj ishte ulur në lokalin e hotelit dhe disa persona i afrohen dhe e kërcënojnë me armë.

Në Policinë e Vlorës, biznesmeni Vasil Bedinaj ka deklaruar se është kërcënuar nga dy persona, të cilët u lënduan në aksident, në përpjekje për t’u larguar.

Sipas grupit hetimor, ai ka deklaruar se kanë mbërritur disa makina, të cilat kanë rrethuar hotelin, ndërsa dy shtetasit e kanë kërcënuar, duke i kërkuar një shumë prej 5 milionë eurosh ose largimin brenda 48 orëve nga Shqipëria.

Aty ka nisur edhe konflikti, ndërsa policia ka ndjekur makinën e tyre, e cila është aksidentuar pranë Urës së Peshkëpisë, në rrugën e Lumit të Vlorës. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!