VIDEO/ Gjermania ndëshkon Zvicrën, Sergio Ramos goleador për Spanjën

schedule21:14 - 6 Shtator, 2020

schedule 21:14 - 6 Shtator, 2020

Sfidat e mbrëmjes në Nations League kanë nisur me gola. Gjermania ka zhbllokuar sfidën jashtë fushe kundër Zvicrës në minutën e 14-të.

Autori i golit është Ilkay Gundogan. Mesfushori i Manchester City mori një asist nga Ginter dhe mposhti portierin helvet me një goditje të saktë nga jashtë zone.

Edhe Spanja në avantazh. Ekipi i Luis Enrique po përballet me Ukrainën në Madrid, sfidë që e ka nisur shumë mirë. Vendasit fituan një penallti në minutën e tretë dhe Sergio Ramos nuk gaboi, duke ndëshkuar djemtë e Andriy Shevchenkos.

Kapiteni i kombëtares iberike shënoi edhe golin e dytë në minutën e 29-të. Qendërmbrojtësi shfrytëzoi një kros të Dani Olmo, kërceu bukur me kokë dhe dërgoi topin në trekëndësh. /abcnews.al