VIDEO/ Gega: Rivalë i kemi të gjithë, investimet te Kukësi janë tejkaluar

schedule10:18 - 7 Tetor, 2020

schedule 10:18 - 7 Tetor, 2020

Kukësi ka besim se do ta fitojë titullin, pavarësisht ndryshimeve të mëdha në skuadër. Ky është opinioni i trajnerit Skënder Gega, i cili komenton edhe ndikimin që ka pasur bojkoti i Superligës

Nuk kanë qenë ditë të lehta për të. Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, e ka ndjerë fort periudhën e lëvizjeve të shumta në skuadrën e tij, ndërsa telefoni i tij nuk gjente qetësi nga mesazhet e tifozëve, të njohurve e gazetarëve.

Plot 9 lojtarë formacioni kanë ikur dhe Gega nuk mund të mos e komentojë diçka të tillë, sikurse edhe çështjen e formacionit në sezonin e ri. Pas një stine të tillë ndryshimesh, e duke u krahasuar me pretendentët e tjerë, sa mund t’i realizojë Kukësi objektivat?

Gega beson dhe i sheh të gjithë si rivalë, ndërkohë që pranon se investimet klubi i ka bërë për të luftuar për objektiva të rëndësishme. Në fund nuk mungon edhe një koment për bojkotin e Superiores dhe sa e ndihmon kjo periudhë Kukësin e tij. /abcnews.al