VIDEO/ Gareth Bale prek fundin, tani dremit në stolin e rezervave

schedule11:10 - 11 Korrik, 2020

schedule 11:10 - 11 Korrik, 2020

Julien Faubert e kishte bërë vite më parë dhe tani e përsërit një tjetër yll i Real Madrid. I blerë për një mal me para dhe me pagën në stratosferë, Garet Bale duke se ka humbur pasionin për futbollin dhe golfi është ai që e emocionon.

Sigurisht është thjeshtë një aludim, pasi sulmuesi i Uellsit ka shumë për të dhënë ën fushën e blertë. Gjithsesi, ajo që po i ndodh te Real Madrid po e lodh. Nëse nuk e kanë në plane, edhe ai e ka të vështirë të përfshihet.

Kështu që ka menduar të marrë një sy gjumë, në ndeshjen e mbrëmshme që madrilenët fituan kundër Alaves. Në Spanjë pyesin “a është kjo fotoja më e shëmtuar e Bale në Madrid” dhe tani tifozët nuk do ta ngacmojnë Bale vetëm për golfin.

Dremitja e tij, me maskën që i mbulon sytë, me siguri ka nisur të bëhet meme… Me siguri ka qenë duke ëndërruar veten duke luajtur gol, mund të thotë ndonjë tifoz i Realit. /abcnews.al