VIDEO/ Festë e madhe në Prishtinë, gafat e Bodo/Glimt i japin fitoren

schedule21:56 - 5 Gusht, 2021

schedule 21:56 - 5 Gusht, 2021

Prishtina pranë historisë! Kampionët e Kosovës mposhtën në ndeshjen e parë norvegjezët e Bodo/Glimt me rezultatin e ngushtë 2-1 dhe tani kanë shanse reale për të kaluar në play-off të Conference League.

 

Miqtë shënuan të parët, pas një kundërsulmi perfekt. Berg brenda zonës nuk fali dhe në minutën e 11-të Bodo/Glimt iu gëzua golit.

Në fundin e pjesës së parë erdhi dhurata e parë e portierit të norvegjezëve, i cili doli përpara dhe Otto John me kokë e çoi topin në rrjetë.

Bodo/Glimt nuk mund të pajtohej me rezultatin dhe i pati rastet e veta për të kaluar sërish në epërsi, por nuk ia doli dot.

Për të mos mjaftuar kjo, në fundin e ndeshjes Lode realizoi një autogol që po bën xhiron e internetit. Prishtina iu gëzua gafës së miqve dhe me fitoren e marrë shpreson të kualifikohet. /abcnews.al