Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Festë e “çmendur” nga katalanasit në dhomat e zhveshjes pas fitores në “El Clasico”

schedule09:37 - 21 Mars, 2022

schedule 09:37 - 21 Mars, 2022

Barcelona mposhti thellë në “El Clasico” Real Madrid, teksa arritën të fitonin në mes të “Santiago Bernabeut” me rezultatin 4-0.

Një sfidë që në fushë kishte vetëm një skuadër dhe ajo ishte Barça e Xavi Hernandez, i cili ka kthyer lavdinë e dikurshme te katalanasit ku këta të fundit përballë një Reali “inekzistent” realizuan edhe “Tiki-Takan” e famshme të tyre.

Pierre-Emerick Aubameyang i realizoi dy gola duke hapur rrugën e fitores por edhe mendoi të mbyllte festivalin e golave, ndërsa nga një gol shënuan edhe Ronald Araujo e Ferran Torres.



Pas këtij triumfi të merituar nga djemtë e Xavit, nuk kishte si të mungonte edhe festa në dhomat e zhveshjes, ku nëpërmjet një video të postuar në rrjetet sociale nga klubi shikohet teksa lojtarët festojnë si të “çmendur” fitoren përballë rivalit të tyre të përbetuar.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!