VIDEO/ Fantastiku James nuk mjafton, Miami i Butler shtyn festën e Lakers 

schedule08:00 - 10 Tetor, 2020

schedule 08:00 - 10 Tetor, 2020

Miami Heat ngushton në 3-2 serinë e finaleve dhe shtyn festën e Los Angeles Lakers. Finalja e pestë u mbyll me rezultatin e ngushtë 108-111, në një ndeshje spektakolare. Normalitet në NBA diçka e tillë.

LeBron James arriti të shënonte 40 pikë, të jepte 7 asiste e të kapte 13 topa në tabelë, si dhe pati mbështetjen e Anthony Davis (28 pikë, 3 asiste, 12 topa në tabelë), por as kjo nuk mjaftoi që Lakers të fitonin dhe të bënin titullin të tyrin.

Ansambli i Miami Heat ishte në formë të shkëlqyer, me Jimmy Butler që regjistroi “triple double” me 35 pikë, 11 asiste e 12 topa të kapur në tabelë. Befasoi Duncan Robinson me 28 pikë, ndërkohë që katër basketbollistë të tjerë realizuan më shumë se 10 pikë. / abcnews.al