VIDEO/ Fantastike, Uzuni i shënon Juventusit dhe bën Ronaldon në Torino

schedule21:38 - 24 Nëntor, 2020

schedule 21:38 - 24 Nëntor, 2020

Myrto Uzuni ka gjetur golin e parë në sfidën e parë si titullar në Champions League dhe ka festuar si CR7. Sulmuesi i kombëtares kuqezi, ka zhbllokuar takimin Juventus-Ferencvaros (grupi G) në minutën e 19-të.

 

Beratasi i vodhi bukur kohën Cuadrados, duke dërguar topin në rrjetën e kampionëve të Italisë. Një gol fantastik për të, aq më tepër ndaj një rivali tepër të fortë.

 

16 minuta më vonë erdhi edhe barazimi. Cristiano Ronaldo dërgoi topin në rrjetë pas një goditje potente, duke qetësuar trajnerin Andrea Pirlo. /abcnews.al