VIDEO/ Eurogol i Valencias në Madrid, Joao Felix rikthen baraspeshën

schedule21:35 - 24 Janar, 2021

schedule 21:35 - 24 Janar, 2021

Një eurogol ka zhbllokuar ndeshjen e La Liga, Atletico Madrid-Valencia. Skuadra mike ka kaluar në avantazh në minutën e 11-të pas një realizimi fantastik të Uros Racic.

Mesfushori 22-vjeçar lëshoi një “predhë” nga larg dhe topi përfundoi në trekëndëshin e portierit slloven, Jan Oblak.

 

Goli i parë në kampionat me Valencian për Racic, teksa vendasit reaguan menjëherë dhe rikthyen baraspeshën 12 minuta më vonë.

 

Goditje këndi për ekipin kryesues, Joao Felix i shpëton mbulimit të mbrojtësit dhe mposhti portierin kundërshtar. /abcnews.al